• |
ide | kryesore

“Jam edhe Bashë, edhe Hot” Berisha tallet me Bashën në takimin e Peshkopisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha gjatë takimit që ka kryer në Peshkopi ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën para 2 muajve. Berisha thotë se i ka kërkuar Bashës që të mos përzihet në punët e tij pasi nuk i ka kërkuar ndihmë askujt dhe çështjen e tij e ka dërguar në gjykatë.

Megjithatë, Berisha ka treguar një episod për një shprehje popullore që përdoret në Hot, duke ironizuar deklaratën e Bashës, se ai është nga Hoti.

“Pastaj del e thotë se jam dhe Bashë, jam dhe Hot. Prisni. Para dy muajsh bëjmë një muhabet me të. Edhe i them “Lul mos i përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt. Nuk i kërkoj askujt ndihmë e kam çuar në gjykatë”.

Edhe i them “hotianët kanë pasur një fjalë”.

“Çfarë?” tha. “Ndihma e Zotit, pushka e Hotit”.

“Çfarë do të thotë”, tha.

I them, “Kjo do të thotë ndihma e Zotit, penda ime”. Ky thotë jam edhe kështu.

Problemi është këtu, se edhe Basht edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe të pushkës, burra të betejave dhe fitimtarë, por ti zotëri nuk numëron asnjë gjë tjetër veçse humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara.

Kjo është e vërteta. Për të mos e thënë atë tjetrën pastaj se si tek Basht edhe tek Hoti edhe tek çdo fis, besëpreri është…, e dini vetë, nuk po flas”, tha Berisha.



2 Comments

  1. “U bëj thirrje 6 vendeve të Ballkanit ti kthehen tregut të përbashkët rajonal dhe bashkëpunimit. Duam që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Varhelyi.

  2. Partia Demokratike u krijua nga rinia dhe sot s’kanë mbetuar as me 500 studentë.
    Partia Demokratike u krijua nga “qyteti” por sot dominohet nga “fshati”.
    Partia Demokratike u krijua nga pronarët, por sot kontrrollohet nga “pushtuesit”.
    Partia Demokratike u krijua nga të burgosurit politik dhe sot kontrrollohet nga dy familje komunistësh.
    Partia Demokratike u krijua si parti idealesh, dhe u shdërrua në koorporatë biznesesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *