• |
ide | kryesore

Juventus jo gjithnjë besonte te Bonucci: “Mund të shkoja te Zenit, për Conten isha i fundit”

-Instant, Sport



Leonardo Bonucci, ka folur përpara ndeshjes Zenit-Juventus, për raundin e tretë të Champions League, duke treguar një prapaskenë që lidhet me të dy skuadrat: “Mund të kisha shkuar te Zenit dhjetë vjet më parë. Conte më tha se isha i fundit në hierarkinë e mbrojtësve dhe se mund të gjeja një skuadër tjetër. Me Zenit u bë një negociatë, por unë dëgjova krenarinë time dhe zgjodha të qëndroj”.

Qendërmbrojtësi bardhezi i tregon tani rrugën Juves së tij. “Ronaldo bëri një zgjedhje që ne e respektuam – shpjegoi Bonucci -. Vitin e kaluar ekipi luajti për të, tani grupi duhet të rizbulojë atë frymë të Juves që ishte para mbërritjes së tij”. Një shigjetim edhe për Inter: “Vitin e kaluar, edhe pse fituam dy trofe, ne nuk e morëm titullin më tepër për dobësitë tona sesa për meritat e atyre që pastaj fituan”.

Episodi i famshëm në Porto-Juventus është konflikti i vetëm i mbrojtësit me trajnerin e rikthyer. “Ishte faji im. Unë prirem ta jetoj ndeshjen me shumë pasion dhe nuk doja të isha në pankinë, kështu që u ngrita në këmbë. Më vjen mirë që ndodhi ai episod, sepse nuk bëri asgjë por përforconi marrëdhënien time me Allegrin ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *