• |
ide | kryesore

Kanye West vendos të ndryshojë emrin

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye Omari West tani është thjesht Ye. Pa një emër të dytë, pa mbiemër. Një gjykatë në Los Angeles miratoi kërkesën e Kanye West për të ndryshuar emrin, sipas Deadline dhe Rolling Stone.

Vendimi i gjykatës vjen dy muaj pasi reperi kërkoi që të ndryshonte emrin e lindjes me pseudonimin që përdor prej kohësh. Ai postoi edhe një foto në rrjete sociale me një model të çudishëm flokësh dhe mbishkrim:

Ironikisht, albumi më pak i pëlqyer i tij është ai i vitit 2018, titulluar pikërisht “Ye”. Në nëntor 2019, ai i tha dizajnerit të Yeezy, Steven Smith, se po të donte, mund ta ndryshonte emrin për një vit në Christian Genius Billionaire Kanye West. Në fakt, Ye është më mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *