• |
ide | kryesore

Lukaku nuk shënon më, Tuchel shpjegon ”alergjinë” nga goli: “Është i lodhur mendërisht”

-Instant, Sport



Thomas Tuchel po përgatit ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmoe, i vetëdijshëm se sytë e të gjithë tifozëve londinezë do të jenë te Romelu Lukaku, i cili nuk ka shënuar gol prej më shumë se një muaji: “Shokët e tij duhet ende të mësohen se e kanë atë në ekip – tha trajneri në vigjilje të ndeshjes europiane – Unë gjithashtu mendoj se Romelu ka luajtur shumë ndeshje gjatë verës, madje edhe me ekipin kombëtar, deri në Ligën e Kombeve të fundit. Do të thotë shumë për të që të luajë për vendin e tij, kështu që ai e merr angazhimin shumë seriozisht. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë ai e merr atë peshë mbi vete, mendon për këtë, reflekton dhe kjo e lodh atë mendërisht. Jo aq shumë sa të shqetësohemi, por e sigurtë se nuk po luan me mendjen e qetë”.

Lukaku shënoi në ndeshjet e tij debutuese në Premier dhe Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit dhe Zenit, shënoi dy herë kundër Aston Villas në javën e katërt të kampionatit, por më pas u ndal. Chelsea, megjithatë, ka fituar dy ndeshjet e fundit në Premier League dhe aktualisht është në krye të klasifikimit, edhe pse trajneri gjerman nuk duket të jetë i kënaqur: “Ka akoma vend për përmirësim, por për momentin na mungon forma, na mungon pak freski dhe pak alegri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *