• |
ide | kryesore

Ndryshimet kushtetuese, Bardhi: Kemi pasur bisedime edhe me ndërkombëtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike njoftoi se do të dorëzojë ditën e mërkurë në Kuvend, 3 amendamentet kushtetuese për vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha pas një takimi me anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve se këto amendamente janë në interes të qytetarëve shqiptarë. Bardhi tha se PD ka pasur dhe do të ketë bisedime me ndërkombëtarët lidhur me këto amendamente.


“Pastrimi i politikës nga të korruptuarit, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve dhe një reformë të re territoriale. Të trija çështjet nuk janë në interes të PD-së, por për qytetarët shqiptarë.

Duhet të sigurohet që në institucionet qeveritare të mos kemi persona të korruptuar dhe me lidhje me krimin, sikundër dhe një reformë zgjedhore të plotë dhe një reformë territoriale.

Nesër do njiheni me propozimet e plota. Detyra e opozitës është të sigurojë zgjidhje për hallet e qytetarëve. Mazhoranca me gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve do të duhet t’i rikthehet interest të qytetarëve.

Ky është momenti, propozimet do jenë të shkruara. Janë propozime që kanë lidhje me interesin e qytetarëve. Ka dhe do të ketë bisedim me ndërkombëtarët. E rëndësishme është që nesër do dorëzojmë amendamentet” – tha Bardhi.

Më herët u raportua se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Basha është shprehur se 3 amendamentet janë domosdoshmëri për zgjidhjen e krizës politike në vend. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. me kimeten se kush ua var juve qe smerrni as votat e familjes tuaj o bardhush bytha si kaush

    jepini votat rames se ju duhet

  2. Cfare klase politike ka ky vend mor aman ,as shurren nuk shkojn ta bejne po nuk thane nderkombetaret,ore zoterinj po servila do mbeteni gjithe jeten ju .
    Nuk ju vjen pak turp do bjm kete se duan nderkombetaret,do perjashtojm kete sw duan nderkombetaret,po ju mor bytheca cfare dini me bo vetem bythlepirjen,yyyyy copa muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu