• |
ide | kryesore

Patronazhistët edhe në progres-raportin e BE për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalorin e fushatës së zgjedhjeve lokale të 25 prillit hyri edhe një fjalë e re, “patronazhist” e harruar pas viteve në ‘90.

Kjo fjalë nisi të lakohej pas publikimit në lapsi.al të skandalit me të dhënat e 900 mijë qytetarëve që kishin rënë në duart e Partisë Socialiste dhe po përdoreshin për qëllime elektorale.

SPAK e mbylli hetimin pasi nuk gjeti asnjë provë për manipulim në zgjedhje duke ia kaluar këtë dosje prokurorisë së Tiranës për nxjerrje të rë dhënave personale.

Por ky skandal është vulosur tashmë edhe në raportin e progresit që Bashkimi Evropian bën çdo vit për vendin tonë. Në raportin e publikuar këtë të martë citohet shqetësimi i OSBE-ODIHR për përdorimin e të dhënave personale.

“Sipas OSBE/ODIHR, mbetet shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e burimeve dhe funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike, duke përfshirë akuzat e përhapura për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale mbi preferencat politike të qytetarëve” – thuhet në raportin e Progresit të Bashkimit Europian.

Për kryeministrin Rama, “patronazhistët” janë krenaria e këtyre zgjedhjeve pasi i falënderoi në mënyrë të veçantë në fjalimin e fitores. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Patronazhistet dhe Kryepatronazhisti i tyre Paulin Ramazani duhet tju qish robt ti nxjerresh nga zyrat ku vetem bejne like e share ministrave dhe t’ju hedhesh celesat ne det.

  2. Pra, sot po marrim vesh qe SPAK e paska nisuper juridiksion dhe kompetence tek Tirana. Flm Lapsit. Do ti adresojme nje kallzim penal SPAK, qe ndjek dje heton ne menyre te paditur, duke cilesuar autor, kryers te vepres penale:
    1. Organizaten Politike “Partia Socialiste e Shqiperise”
    2. Shtetasit: Edi Rama, me detyre Kryeminister i Shqiperise, Deputet dhe Kryetar i organizates me lart.

    Si dje me liste, deputetet e organizates me lart, kreret bashkiak, si dhe orfanizata xhe individe te tjere, sikunder PSD dhe Tom Doshi.

    Dhe te shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *