• |
ide | kryesore

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh më 14 nëntor

-Instant, Lajme, Të fundit



Numërimi i votave në Kosovë ka përfunduar. PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.  PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj, ndërsa LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan. AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë. Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë. LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik. PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash. LVV dhe AAK në Balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec. LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik. PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të mbahet më 14 nëntor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *