• |
ide | kryesore

Premier League e gjitha kundër Newcastle: bllokohen akordet e sponsorizimeve

-Instant, Sport



Klubet e Premier League kanë bashkuar forcat kundër Newcastle për t’i parandaluar ata që të lidhin marrëveshje fitimprurëse të sponsorizimit me kompanitë e lidhura me pronësinë e re saudite në të ardhmen e afërt. Lajmin e ka bërë të ditur AP, nga një burim pranë cështjes. Vendimi u miratua me 18 vota pro, me Neëcastle kundër dhe Manchester City abstenoi.

Projektohen kohë të vështira për Neëcastle dhe ambiciet e tyre. Vështirësive për të gjetur një trajner të ri të profilit të lartë, i shtohen të tjera, sepse sauditët tani duhet të përballen me pengesat që i nxjerrin klubet e tjera të Premier League. Rregullorja e re do të ndalojë përkohësisht marrëveshjet që përfshijnë marrëdhënie biznesi paraekzistuese. Newcastle, nga ana e tyre, tashmë e ka bërë të ditur në takimin urgjent se ata e konsiderojnë ndryshimin e rregullave si anti-konkurruese.

Klubet angleze të nivelit të lartë kanë shprehur shqetësimin e tyre se Magpies mund të nënshkruajnë marrëveshje të favorshme sponsorizimi për të anashkaluar rregullat e fair play financiare të Anglisë. Sipas rregullave aktuale, klubet mund të kenë humbje deri në 105 milionë paund gjatë tre viteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *