• |
ide | kryesore

Shfrytëzonin me dhunë vajzat shqiptare për prostitucion, policia shkatërron grupin kriminal në Bologna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka shkatërruar një bandë prostitucioni me shqiptarë dhe italianë, që vepronte në Bologna. Mediat fqinje raportojnë se në pranga kanë rënë 11 persona, të cilët shfrytëzonin prostitucion vajzat shqiptare në Bologna.

Hetimi për goditjen e këtij grupi kishte zgjatur një vit, ndërsa siç raportojnë sot mediat italiane, grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur. Ndërkohë që detaje të tjera për këtë aksion pritet të publikohen në vijim nga Policia e Bologna.



1 Comment

  1. Ska gje se tani kthehen ne shqiperi e behen biznesmene. Po u eci mire behen edhe deputete e pse jo, ministra turizmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *