• |
ide | kryesore

Video/ Ilir Meta në Celtic Park si ultras skocez: presidenti i Shqipërisë poston videot ku tifozët i kërkojnë foto

-Instant, F1, Sport, Video



Zakonisht jemi mësuar të shohim krerët e shteteve të ndjekin takimet e kombëtares që i përfaqëson, apo ndoshta edhe ndonjë ndeshje të madhe të turneve të rëndësishëm, por presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bën përjashtim edhe në këtë rast. Një pasdite speciale për presidentin e Republikës, që ka qenë prezent në ndeshjen e Europa League mes Celtic dhe Ferencvaros në “Celtik Park” në Glasgou, ku Meta është shfaqur një ultras i vërtetë i skocezëve, duke brohoritur golat e tyre ndaj skuadrës ku luan lojtari i kombëtares Myrto Uzuni.

Presidenti Meta e ka treguar edhe herë të tjera dashurinë për klubin skocez. Ai ka postuar në rrjetet sociale video ku tifozët e shumtë kërkonin foto me të, si edhe pamje të ndeshjes së sotme, që nga momenti drithërues i “You’ll never walk alone”, te 2-0 me të cilin Celtic u imponua kundër hungarezëve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *