• |
ide | kryesore

Viktimat e sulmit në Norvegji janë therur, nuk janë qëlluar me shigjeta, thotë policia

-Instant, Arkiva, Planet



Pesë persona të vrarë në Norvegji javën e kaluar u goditën që të gjithë me thikë dhe nuk u qëlluan me shigjeta siç dyshohej fillimisht, ka njoftuar policia.

Katër gra dhe një burrë, të moshës midis 52 dhe 78 vjeç, u vranë të mërkurën në sulmin në Kongsberg, një qytet rreth 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Oslo.

Sulmuesi ishte i armatosur me një hark dhe shigjeta, me të cilin ai qëlloi mbi disa persona, duke plagosur të paktën një, por të hënën inspektori i policisë Per Thomas Omholt u tha gazetarëve se asnjë nga vdekjet nuk ishte shkaktuar nga arma.

“Pesë personat u vranë me armë prerëse”, tha Omholt në një konferencë shtypi të hënën. Ai nuk pranoi të thotë nëse këto ishin thika apo armë më të mëdha.

“Disa u vranë brenda shtëpive të tyre, të tjerët në publik,” tha Omholt.

Tre persona të tjerë u plagosën, përfshirë një oficer policie jashtë detyrës, i cili u qëllua me hark dhe shigjetë në fazën e parë të tërbimit 35-minutësh.

Sipas policisë, një numër “me dyshifra” i njerëzve u qëllua me shigjeta në fillim të sulmit. “Në një moment ai e hodhi ose e humbi harkun dhe shigjetat e tij,” tha Omholt.

Policia tha se ishte ende duke intervistuar dëshmitarët. “Gjithçka tregon se viktimat u zgjodhën rastësisht,” tha Omholt.

Policia kishte thënë fillimisht se një njeri i armatosur me hark dhe shigjetë i kishte kryer vrasjet. Më vonë shtoi se armë të tjera ishin përfshirë. Omholt nuk tha pse u deshën gjashtë ditë për të sqaruar situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *