• |
ide | kryesore

Vrasja e anëtarit të ‘Bandës së Lushnjës’, përparojnë hetimet e policisë

-Instant, Arkiva, Lajme



Vrasja e Alban Semakut duket se është drejt zbardhjes.

Policia e Elbasanit ka pasur bashkëpunim të pjesshëm me atë të Lushnjes pasi ka peshën më të madhe në hetim. Procesverbali i ngjarjes ndodhet në duart e tyre duke qenë se konstatimi i trupit të 38-vjeçarit është bërë në zonën e mbuluar prej saj, në afërsi të Peqinit.

Hetimet kryesisht janë shtrirë në pistën e të shkuarës së viktimës dhe që mund të ketë të bëjë me larje hesapesh.

Lexo më tej: Ekzekutimi i Elton Mermalit/ Si po goditen një nga një anëtarët e Bandës së Lushnjës 

Policia ka disa emra të skeduar për të cilët dyshon se mund të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa ka vijuar marrja në pyetje të tyre apo edhe të familjarëve dhe të njohurve të Semakut.

Shumë shpejt bëjnë me dije burimet do të ketë një pasqyrim të plotë të ngjarjes referuar hetimeve të kryera deri tani, sipas Ora News, por grupi i hetimit është tepër i rezervuar për të pranuar nëse ka persona të identifikuar për të cilët ka prova se mund të jenë përfshirë në vrasje.

Ndërkohë të gjitha veprimet duke nisur nga momenti i konstatimit të ngjarjes, deri më tani, nuk janë marrë të plota në dorëzim nga Prokurorinë e Elbasanit, pasi ende policia po bën veprime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *