• |
ide | kryesore

14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë raportuar 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 61 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.

Në total numri i rasteve aktive është 515”, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *