• |
ide | kryesore

Aksioni i SPAK në Lezhë/ Koka e grupit i arratiset policisë, në arrest shtëpie një grua

-Instant, Lajme, Të fundit



SPAK, në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze, ka kryer një operacion për kapjen e shtetasit F.P, nga Lezha, i cili dyshohet se ka çuar një sasi të konsiderueshme droge për t’i trafikuar në Norvegji. Mësohet se ky shtetas nuk është gjetur nga policia në banesën e tij në Lezhë, dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. SPAK thotë se po kryen hetimet për të zbuluar pasuritë e këtij shtetasi në vendin tonë.

Ndërkohë, Policia në bashkëpunim me SPAK kanë ekzekutuar masën e arrestit të shtëpisë për një grua e cila bashkëpunonte në trafikun e drogës me shtetasin F.P. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *