• |
ide | kryesore

Eksperimenti me Universitetet/ Si po lejohen studentët në auditore të pavaksinuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dita e dytë e vitit akademik nuk ishte aq kaotike sa e para. Përplasjet mësohet të jenë shmangur nga urdhrat nën zë të titullarëve, të cilët kanë pranuar të fusin në auditorë të rinj, veçse me maskë.


studente-kontrolle-vaksina-certifikate vaksinimi-fakultete (8)


Kjo ndodhi dje në shumicën e fakulteteve të kryeqytetit, por ka pasur edhe raste sporadike ku është kërkuar respektimi i urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili kërkon që në hyrje të fakultetit të tregohet kartoni i verdhë i vaksinimit.

JAVA E PARË 

Asnjë kontroll shtesë përveç maskës nuk është bërë në pjesën dërrmuese të fakulteteve në vend në të dytën ditë të vitit akademik. Leksioni ka vijuar normalisht, pa asnjë incident. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë. “Nuk jam vaksinuar. Erdha sot, morëm ca leksione dhe ikëm normalisht”, shprehet një e re në Fakultetin e Histori-Filologjisë. E gjitha është lënë në ndërgjegjen e studentëve, që siç shihen në videot dhe fotot e shpërndara në media, janë të ulur treshe në banka, në një kohë që ka vende të lira në auditor.

Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë joefektive. Së paku, për këtë javë, e cila thuhet se do të jetë eksperimentale. Vaksinimi anti-Covid ndonëse është shkruar si detyrim, në universitete jepet në formë këshillimi. Burime të gazetës bëjnë me dije se kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë. Rezistenca e të rinjve ka zmbrapsur dekanët dhe rektorët në vendimin e tyre për të respektuar urdhrin e qeverisë, ndonëse në fillim thanë se nuk kishin ndërmend të privonin studentët nga e drejta për të nxënë. Edhe pse është përjashtuar mësimi online si alternativë, ka disa tratativa për ta implementuar për studentët që nuk kanë ndërmend të injektojnë një nga vaksinat antiCovid. Është Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ai që ka marrë iniciativën, jo për të kryer mësim mirëfilltazi online, por për t’iu mundësuar të rinjve leksionet dhe seminaret përmes platformave elektronike, siç vepruan vitin e shkuar.

Përveç “AstraZeneca”-s e “Sinovac”-ut, ditën e djeshme pikat e vaksinimit janë furnizuar edhe me “Pfizer”, kështu që praktikisht studentët nuk kanë më asnjë justifikim për të mos u vaksinuar. Edhe kjo javë mësohet se do të jetë e hapur për vaksinim. Grupet e vaksinatorëve janë stacionuar prej javësh aty dhe numri i atyre që paraqiten sa vjen e ulet. Të paktë janë ata që kanë pritur nisjen e vitit akademik për ta injektuar, ndërsa skeptikët vijojnë të mbeten të tillë. Edhe këtë javë nuk ka asnjë të dhënë për vaksinimin e studentëve. Pavarësisht faktit se çdo fakultet raporton dhe mbledh të dhëna, ato nuk janë bërë publike.

5 Comments

  1. Si u lejuan??? Ashtu si u lejuan grumbullimet gjith veren neper stadiume plazhe mitingje klube..vaksina nuk ndalon transmetimin covidiote!

  2. Por Veriu nuk ka braktisur vetëm fizikisht Berishën, por dhe përpjekjen e Berishës për ndarje Jug- Veri. Foltorja e tij në fakt është kthyer në një megafon përçarës jo vetëm për PD, por dhe kombin shqiptar. Në çdo foltore ai flet për diskriminim të Veriut dhe për një nevojë të revanshit të Veriut mbi Jugun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu