• |
ide | kryesore

Gati patronazhistët për zgjedhjet e tjera/ Rama shpërfill kritikat nga SHBA dhe BE

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Patronazhimi përmes shantazhit me shërbimet shtetërore, një skemë e zbuluar nga Lapsi.al para zgjedhjeve të 25 Prillit do të vazhdojë të aplikohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale nga Partia Socialiste.

Këtë të mërkurë, ndërsa mori në dorë dokumentin e progres-raportit nga Komisioni Europian, kryeministri Edi Rama nuk shfaqi asnjë shenjë reflektimi për mënyrën se si ishin përdorur patronazhistët në zgjedhjet e 25 Prillit, përkundrazi u shpreh se ishte krenar për ta.

“Unë jo jam krenar për patronazhistët, meqë s’kam fol për ta pas zgjedhjeve, por jam akoma më krenar pas zgjedhjeve sepse pa ta, ne nuk do ishim një makineri e pathyeshme, por do ishim një foltore” u shpreh Rama para se të merrte në dorë raportin e progresit nga Komisioni Europian që propozon çeljen e negociatave.

Por ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, ndërkombëtarët e shohin me shqetësim grabitjen e të dhënave personale të qytetarëve nga serverat shtetërorë, fillimisht për ndikimin që pati në votën e qytetarëve.

“Shqetësimet mbeten lidhur me keqpërdorimin e funksionarëve dhe burimeve publike, në lidhje me blerjen e votave dhe me rrjedhjen e të dhënave sensitive dhe personale që mbulojnë preferencat politike të qytetarëve. Këto po hetohen” thuhet në raportin e progresit, në paragrafët për zgjedhjet lokale të 25 Prillit.

E njëjta çështje trajtohet edhe në hapësirën kushtuar problemeve të medias në vendin tonë. Aty përmendet vendimi i gjykatës për sekuestrimin e kompjuterave dhe celularëve të gazetarëve të Lapsi.al, marrjen në pyetje të gazetarëve në SPAK dhe më pas vendimin e dhënë në Strasburg që i detyroi gjykatat shqiptare të tërhiqen.

“Në Prill të vitit 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mori një vendim të ndërmjetëm duke dhënë një masë sigurie për të parandaluar bllokimin e serverave dhe kompjuterave të një media online, që kishte zbuluar një bazë të dhënash që kishte informacione personale për më shumë se 910 mijë votues të qarkut të Tiranës, me pretendimin se ishte krijuar nga Partia Socialiste për qëllime elektorale. Të marrë në pyetje nga SPAK, dy drejtuesit e portalit Lapsi.al refuzuan të tregonin burimin e informacionit dhe vetë databazën e të dhënave me SPAK. Duke iu bindur Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Maj të vitit 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit u tërhoq nga vendimi për bllokimin e serverave, kompjuterave dhe telefonave të gazetarëve të Lapsi.al” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Lexo edhe: SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

Lexo edhe: Patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në OSBE: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!

Lexo edhe: Ekskluzive/ Letra e Holandës për Shqipërinë: Hetimi për patronazhistët, kusht për BE

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane Juri Kim kërkoi hetimin e rrjedhjes së të dhënave personale nga serverat shtetërore. Megjithëse 6 muaj me vonesë, ambasadorja u shpreh pro kërkimeve për zbardhjes së të vërtetës, duke iu bashkangjitur shqetësimit të raportit të ODHIR për zgjedhjet në vendin tonë.

Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor. Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”, shkruajti Yuri Kim në rrjetet sociale.

Çështja e keqpërdorimit të të dhënave personale nga patronazhistët e Partisë Socialiste do të jetë pjesë e hetimit edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Por kryeministri Edi Rama mbetet në mbrotje të skemës së presionit mbi votuesit përmes patronazhistëve pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve. Rama përsëriti një alibi, që justifikon keqpërdorimin e të dhënave, por edhe e mohon atë.

Rama tha se në databazën e Partisë Socialiste nuk ka numra të kartave të identitetit të qytetarëve. Por këtë e bëri pasi zhvlerësoi të dhënat që përmban karta e identitetit të qytetarëve shqiptarë, duke e quajtur atë thjesht “një targë” që nuk ka asnjë vlerë, ndryshe nga kartat ID të qytetarëve europianë, që thotë ai, kanë të dhëna sensitive.

“Për shumëkënd në vendet evropiane kur flet për kartë ID, flet për një kartë që përmban të dhëna sensitive për personin, shëndetësore financiare sociale, karta jonë është një targë që s’ka brenda asgjë, me një numër që s’do të thotë asgjë nga pikëpamja e të dhënave personale sensitive. E dyta, të dhënat, target, kanë qenë në internet prej vitesh. Së treti ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë lloj peshe dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve. Nuk duhen. Për cfarë duhet numri i kartës? Ndaj dhe ne s’kemi pasur në bazën tonë të të dhënave këto elemente, por këto janë cështje le t’i hetojnë deri në fund” u shpreh kryeministri.

Pohimi i Ramës se databaza që përdori Partia Socialiste nuk i përmban të dhënat e kartave të identitetit është pak e besueshme. Databaza e Partisë Socialiste tashmë është publike, pasi dokumenti u shpërnda në të gjithë Tiranën dhe shumëkush e verifikoi vetë se në këtë dokument ishin të gjitha numrat e kartave ID të mbi 910 mijë qytetarëve. Jo vetëm kaq, por aty ishin edhe numrat e telefonit dhe vendet e punës të të gjithë qytetarëve, bashkë me gjeneralitetet e tjera.

Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit

Çështja është se nëse pranohet përmbajtja e këtyre të dhënave, atëherë pranohet edhe vjedhja e tyre nga serverat e E-Albania, një fakt që është nën hetim nga prokuroria.

“Raporti flet për pretendime që po hetohen. Nuk flet as për patronazhistë, as për socialistë. Kjo është për publikun, se nuk do ta lexojnë njerëzit raportin në detaj. Flet për “pretendime që po hetohen”. Natyrisht do hetohen deri në fund. S’do zgjatem për të përsëritur që këtu s’ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale. Fare.” u shpreh kryeministri.

Pasi Struktura e Posaçme Antikorrupsion u tërhoq nga hetimi, socialistët ndjehen më të qetë në punën e tyre të patronazhimit.

Ndërsa qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat ruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet me rastin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, tashmë është prokuroria e Tiranës që po heton për veprën penale “Hyrja e paautirizuar kompjuterike”.

Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ODHIR rekomandoI që institucionet në vend të kryejnë një hetim të hollësishëm për rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve.

“Ndarja ose ndërthurja e paautorizuar e të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik, mund të konsiderohet si shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetë private dhe familjare.

Mund të dëmtojë besimin e elektoratit, përfshirë fshehtësinë e votës së tyre. Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet tërësisht të hetojnë dhe sanksionojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.” – thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Përdorimi i të dhënave personale për të monitoruar preferencat politike dhe më pas për të ndikuar në votime, një skemë e tipit “Big Brother” me monitorim shtetëror, pati jehonë edhe në mediat e huaja. Por megjithëse e kanë mbrojtur publikisht patronazhimin dhe pranojnë se e kanë aplikuar prej vitesh, asnjë nga drejtuesit e Partisë Socialiste nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për databazën që zbuloi Lapsi.al



13 Comments

    1. MQS i CMENDURI I SURRELIT THOTE QE SKA NUMRA IDENTITETI ATEHERE LE TE PUBLIKOJME TE DHENAT E EDVIN RAMES NGA PROGRAMI I PATRONAZHISTEVE:

      NR:626247

      NID G40704039G

      Emri – Edi

      Mbiemri-Rama

      Atesi – Kristaq

      datelindja-04/07/1964

      QV- 1626

      Lista Nr. – 474

      Tel-0692044142

      Emigrant – Jo

      I sigurte – Po

      Patronazhisti – Ervis Husha

      Preferenca – PS

      Census 2013 Siguria – 1

      Vendlindja – Tirane

      Kompania – Keshilli i Ministrave

      Kod Banese – 005

        1. Jeni në të ju të lapsit? Jetoni në Shqipëri?
          Patronazhin ka pasur, ka dhe do të ketë.
          Patronazhin ka çdo parti. Mirëpo i quajnë ndryshe. PD i quan kujdestarë.
          Patronazhistë ka edhe në ShBA, edhe në Angli, edhe në Gjermani.
          Apo nuk I dëgjoni kandidatët në zgjedhjet në këto vende ku u bëjnë thirrje misionarëve të tyre.
          Shkoni shtëpi më shtëpi dhe Beni listën e votuesve tanë. Punoni me të pavendosur. Takoni përfaqësuesit e komuniteteve, njerëzit që kanë influencë.
          Prandaj Rama nuk e çan torrën dhe sot në sy të evropianëve I falënderoj patronazhistët dhe ju tha :
          – Bëhuni gati për zgjedhjet lokale, për ti fituar ato. Kush punon më mirë do të shpërblehet.
          Kur të kujtohet Basha, PD dhe ju të Lapsit, PS ka mbaruar punë me zgjedhjet…
          Ju mbetet të thoni: – Ore prapë na i vodhi?
          Ou, tragjedi zgjedhore. Ndërkohë ikin dhe 4 vjet të tjera…

          1. 16:14 sikur te ndalej rama vetem me patronazhiste…. harrohet blerja e votave dhe me e keqja nxjerrja e pavleshme e votave opozitare qe u pasqyrua nga krijimi i nje “partie fantazme” te tille. tani varet se ca dojn shqipetaret demokraci apo pordhokraci

          2. 16:14 pse mashtron per diten me diell o rampjelles se jasht jetojme gjysa shqiptarve ku kerkon ti shesish perrallat e tua o putana e ramutit
            nuk na troket kush ne dere vec fletushkat e postes ne kuti mer shkerdhat

  1. Kjë është dhe një nga dobësitë e pengut të PD. Se në fushatë zgjedhore duhej të dilte me emrat e të gjithë patronazhistëve nëpër lagje dhe t’i bënte shembuj, por përmendi vetëm fenomenin në përgjithësi e përciptas…

  2. puna e patronazhistit eshte te mbledhe te dhena dhe te kontaktoje njerezit ne terren , pjesen tjeter e ben shteti i kontrolluar 100% nga rama. Patronazhisti duke patur te dhenat e tua, ai di psh se ke nje hall legalizimi , ke nje hall punesimi, ke nje hall mjekesor ,ke nje hall pensioni, ke nje hall gjyqi, prokurorie, ke nje hall ekonomik, ke nje hall shkolle, provimi, icense, biznesi, ke nje gjobe te vene per biznesin e vogel, ke nje hall parkimi , ke nje hall prone, ke nje hall buke goje varferie, pra me kete baze te dhenash partia socilaiste dhe patronazhisti te njeh me dhembe e dhemballe dhe ne varesi te personit dhe situates behet vleresimi dhe me pas behet kontakti , ky ose kjo a e ha ose jo presionin, ose friken, e ha ose jo mashtrimin, genjeshtren, premtimin, e ha ose jo lekun ,e ha ose jo favorin e ha ose jo dhunen , etj etj te tera ne kembim te votes
    Patronazhisti jep dhe merr te dhena me sistemin e ngritur ne PS i cili ka edhe me shume sesa kane dale , pasi ka dhe rekorde pronash, spitalesh, doganash, tatimesh etj etj etj … te cilat do te perdoren pro ose kunder cdokujt qe mund te jete i cenueshem dhe per aq vota sa duhen. dhe kjo ndodhi realisht ne 25 prill ne ate mase qe i duhej rames. merita e rames eshte qe nuk abuzoi duke marre 84 deputet, por mori 74 plus 3 doshat per garanci. ai nukabuzoi ne nivel kombetar, por ne neviel rajonal, ne zona te caktuara pati veprime ne mase te konsiderueshme, por te pakta, pra deformoi rezultatin por ne zona te catkaura dhe nga pak ne cdo zone, dhe kjo pikerisht prej patronazhisteve, 3 vota ketu 3 atje, 5 aty etj etj dhe keto mund ti arrinte vetem me patroazhistet, te cilet ne shumice jane punonesh shteti ose anetare partie qe kane femijet ne shtet ish sigurimsa, ish spiune lagjesh etj ..

    Ne kete menyre cdo njeri dhe te gjithe jane te vrojtuar dhe te pergjuar duke iu cenuar lirine e tyre. jane te kercenuar me buken e gojes, me vendin e punes, me legalizimin, me pronen, me shendetin, me biznesin etj etj. por vetem ne masen qe i duhet partise. Shume vete nuk e kane te prekshme efektin real te patronazhistit. arsyeja sepse nuk i ka ardhur rradha akoma, efekti tentohet te relativizohet si shperdorim i dickaje pa vlere, si numri i ID..

    Kufizimi i votes dhe i lirise ne pak e me pak njerez te cilet mund ti rezistojne ketij presioni por qe mund te blihen ose skane fare interes per te votur, ben qe opozita dhe oferta e saj te jete shume pak efektive dhe te mos sjelle ndryshim te pushtetit. njerezit jane nen kercenim apo nen presion me akte konkrete shteterore dhe kjo i ben ata te cenueshem per tu blere ose per te mos votuar kush reziston me shume

    opozita me lidership te dobet dhe te paafte, e gjendur perballe ketij fakti kryesisht konformohet dhe eshte e pafuqishme kunder nje mekanizmi shteteror tashme dhe ne rastin konkret kjo i shtohet nje lideri te dobet, te paafte, pa energji, pa motivim, pra me plot dobesi, si basha duke e bere vulnerabel dhe lehtesisht te blere. basha merr leket nga rama, populli vidhet perdhunohet abuzohet cdo dite nga pushteti i rampjelljes

    opozita e paafte e nje lidershipi te dobet, nuk eshte ne gjendje te gjeje dobesine e rampjelljes, dobesi te cilat jane lehtesisht te identifikueshem, por ndermarrja e aksionit per ti kthyer ne vota dhe ne avantazh per fitore, nderrim pushteti do pune partie dhe do energji, do aftesi, do vullnet. ky lidership aktual ne pd nuk i ka.

    patronazhistet jane legena por jo budallenj. nese lidershipi i pd do ishte i afte, patronazhistet do kerkonin pazar me te mire nga rama, dhe rama sdo ua plotesonte dot kerkesat, jane aty per interesat e tyre, te ndryshme te vogla por po spaten inters nuk do lodheshin kot… kjo do sillte me pak vota ne fund te dites.

    roli i patronizhesteve eshte vertet shume i madh per fitoren e rames, por mbi te gjitha per te keqen e tyre ne radhe te pare dhe ne te keqen e te gjithe shqiptareve. cmimi i larte i bukes prek patronazhistet dhe familjet e tyre, i energjise, vendparkimi, shkollimi, shendetesia, prekin ata dhe familjet e ty

  3. Ky eshte lider jo bashmuti,Americanet dhe BE i thote per patronazhistet se eshte fenomen problematij,Ramsesi thote jam krenare.
    Bashmuti i thone amerikanet nuk na pelqen Berisha ,ky e perjashton nga grupi dhe i kthen edhe bythen per ta pallu.
    Ky eshte ndryshimi midis nje lideri dhe nje penglideri,keshtu qe bythqi…i mbetet bytheq….m, si lyli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *