• |
ide | kryesore

Humbi gjyqin me Beketin, Rama e bën zëvendësministre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo ka qenë deri në qershor të këtij viti në postin e Avokates së Shtetit, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi.
Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Ajo gjithashtu u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale. Tashmë do të jetë zv/ ministre në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi i marrë nga Edi Rama:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

© SYRI.net



6 Comments

    1. Mos fol kot kur se njef…per ramen dhe ballukun ke te drejte as un sdua ti shof me sy por ska lidhje Enkeleda me hajdutlleqet e ketyre eshte profesioniste dhe goc shum e mire

      1. Kjo goca, po te jete vajze shume e mire, sic dhe thua, ka aq mend sa ta kuptoj se kush po e qeverisen kete vend!
        Mbase njerezit e mire ne kete shoqerine tone, jane te infektuar nga sindroma e naivitetit. Uroj te jete keshtu!

  1. Po ajo detyren e kreu me se miri. Humbi gjyqin sipas porosise, qe treshja Rama- Beketi-Gjiknuri te ndajne parate. Meqe kaloi proven e cuan aty ku ka edhe me shume para

  2. duhet kjo kurvica ne Infrastrukture e Energji se rames i duhen shtigje ligjore per mos u denu per shkelje Kushtetute me perbindshllekun e kostove te planeve te ketij bashibozuku.

    jemi makineri shteterore, tha, s’jemi foltore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *