• |
ide | kryesore

Kampionia japoneze e gjimnastikës bie me fytyrë nga paralelet: dëmton rëndë palcën kurrizore

-Instant, Sport



Gjimnastja japoneze Hatakeda Hitomi është detyruar të tërhiqet nga finalja all-around e femrave në Botërorin 2021 të Gjimnastikës Artistike, pas një rënie dramatike në stërvitje në paralelet asimetrike. Atletja, e cila ishte kualifikuar për raundin e fundit të planifikuar për nesër në Kitakyushu, është diagnostikuar me dëmtim të palcës kurrizore qendrore e lëndime në kolonën cervikale. Ky është rezultat i rezonancës magnetike MRI, sipas asaj që bën të ditur Shoqata e Gjimnastikës Japoneze.

21-vjeçarja, që mori pjesë edhe në Lojërat Tokio 2020, është në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve dhe nënës e trajnerit të saj, Yukiko. Të enjten ajo do t’i nënshtrohet testimeve të mëtejshme. Sipas atyre që ishin dëshmitarë të rënies, Hatakeda u përplas me fytyrë ndërsa provonte një Komova (një element kalimi nga trau i ulët në traun e lartë në paralele asimetrike), duke goditur mjekrën e saj fort në dysheme. Ajo u dërgua në spital me ambulancë në një barelë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *