• |
ide | kryesore

Komuniteti hebraik “denoncon” mbajtësin fashist të shqiponjës: Lazio e pezullon direkt

-Instant, Sport



Imazhet në stadiumin Olimpico të mbajtësit të shqiponjës Olympia, Juan Bernabé, tek kryente përshëndetjen romane e me një kor fashist përpara publikut lacial, kanë bërë xhiron e web-it duke tërbuar Noemi Di Segni, presidente e Unionit të Hebrenjve Italianë: “Përpara shfaqjes së gjesteve e simbologjive që tregojnë ideale fashiste nuk mund të ketë ambiguitet. Duhet ndërhyrje, nga ana e shoqërisë dhe Federatës, me urgjencë e efikasitet maksimal. Duhet të zhduken fashistët e urryesit nga bota e futbollit. Një urrejtje që nga fusha propagandohet në cdo shesh”. E menjëhershme përgjigjia nga ana e shoqërisë bardhekaltër.

“Shoqëria Sportive Lazio u ka dërguar në javët e kaluara një letër furnizuesve për t’i kujtuar ata që të respektojnë Kodin e Etikës në fuqi dhe në veçanti të sillen duke respektuar parimet që kanë frymëzuar gjithmonë aktivitetet e Shoqërisë, si në fushën sportive ashtu edhe në marrëdhëniet e zakonshme. Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjithmonë ndalimit absolut të procedimit të veprimeve dhe sjelljeve diskriminuese të çdo lloji, sipas të gjitha profileve të mbrojtura nga artikulli 3 i Kushtetutës. Prandaj, duke mësuar ekzistencën e videos që portretizon Juan Bernabè (i paregjistruar dhe punonjës i një shoqërie jashtë Lazios) në qëndrimet që ofendojnë Shoqërinë, tifozët dhe vlerat në të cilat frymëzohet komuniteti, janë marrë masa që përkojnë me pezullimin e menjëhershëm nga shërbimi të personit në fjalë dhe përfundimin e kontratave ekzistuese”. Ky është shënimi i shoqërisë së presidentit Lotito.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *