• |
ide | kryesore

Kritikat e BE nuk e ndalin sistemin e patronazhit/ Rama: Kartat s’kanë të dhëna sensitive!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama një ditë pas publikimit të progres raportit të KE për Shqipërinë, ku përmendej edhe çështja e patronazhistëve gjatë zgjedhjeve parlamentare, tha se nuk ka parti politike që nga SHBA deri në Zelandën e Re që nuk e ka këtë sistem.

Rama u shpreh krenar për patronazhistët dhe tha se pa ta, PS do ishte ‘Foltore’, duke ironizuar kështu me ish kryeministrin Sali Berisha.

Pyetje: Vazhdoni të jeni akoma krenar për patronazhistët?

Rama: Që nga SHBA, qoftë në anën republikane qoftë në anën demokrate në Britani, në Evropën Perëndimore, lindore por pjesë e BE, deri në Zelandë të re e Australi s’ka parti politike pa patronazhistë, mund të kenë emra të ndryshëm por patronazhimi është infrastruktura e një partie politke që hyn për të fituar zgjedhjet.

Dhe unë jo jam krenar për patronazhistët, meqë s’kam fol për ta pas zgjedhjeve por jam akoma më shumë krenar pas zgjedhjeve sepse pa ta ne nuk do ishim një makineri e pathyeshme por do ishim një foltore.

Ndërkohë që raporti flet për pretendime që po hetohen, nuk flet as për patronazhist as pr socialistë. natyrisht do hetohen deri në fund.

S’do zgjatem për të përsëritur që këtu s’ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale se për shumëkënd në vendet evropiane kur flet për kartë ID flet për një kartë që përmban të dhëna sensitive për personin, shëndetësore financiare sociale, karta jonë është një targë që s’ka brensa asgjë që s’do të thotë asgjë nga pikëpamja e të dhënave personale sensitive.

Nga ana tjetër targat kanë qenë në internet prej vitesh, së treti ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë lloj peshe dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve, për cfarë duhet numri i katës?

Ndaj dhe ne s’kemi pasur në bazën tonë të të dhënave këto elementë por këto janë cështje hetimi.

Jam shumë krenar edhe më krenar se sa isha para zgjedhjeve se do kishim marrë jo 74 por 77 mandate nëse jo patronazhistët por shumë nga ata që na votuan s’do kishin ngatërruar numrin e deputetit me të tjerët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *