• |
ide | kryesore

Kurti për sulmin në Trepçë: Nuk ka individ e as grup më të fuqishëm se shteti

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje

Kreu i Qeverisë tha se nuk do të lejojë që asnjë individ e asnjë grup të jenë më të fuqishëm se shteti, duke u zotuar për mbështetjen e menaxhmentit.

“Na vjen shumë keq çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm dhe nuk është në të mirën e askujt. Si kryeministër i vendit, zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti. E ata që dëshirojnë këtë, bien ndesh me ligjin”, tha Kurti.

Nga takimi që pati me këta të fundit, Kurti tha se ka marrë lajme të mira për nxjerrjen e xeheve dhe rritjen e çmimeve në bursë si rrallë herë. Madje ai u zotua se në dy vjetët e ardhshme do të investohen 70 milionë euro.

“Sot erdhëm këtu në Trepçë që të takohemi me udhëheqësit e saj, diskutuam për situatën në Trepçë dhe mund të them se jam i inkurajuar me faktin që në muajin shtator ka pasur prodhim mbi 16 ton xehe në minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës në  Artanë, pra në total janë mbi 20 mijë tonë në muajin shtator”, deklaroi Kurti.

“Në anën tjetër është lajm i mirë për Trepçën se çmimet në bursë janë ngritur, janë të larta si rrallë herë. Pra diku mbi 3 500 ton. Jemi të lumtur kur ishim në pranverë në Qeveri, e kemi dëshmuar se jemi shumë të interesuar për Trepçën dhe këtë e kemi bërë materialisht, ku në kushte gjendje pandemike, e kur ishim në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Për dt vjet do të investojmë së paku 70 milionë euro”, tha Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *