• |
ide | kryesore

Maid, seriali i dytë më i famshëm në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Maid” është seriali i dytë më i ndjekur në Netflix, vetëm 24 orë pas premierës së tij në platformë. Seritë, bazohen në librin autobiografik të titulluar ” Maid: Hard Work, Loë Pay, dhe A Mother’s Will to Survive” nga Stephanie Land.

Seriali rrëfen historinë e Alex, një nënë single e cila përpiqet t’ja dalë mbanë duke punuar si pastruese shtëpie. Në rol kryesor do të shihni Margaret Qualley, e cila njihet për pjesëmarrjen e saj tek “The Leftovers” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”. “Ne s’kemi asnjë vend ku mund të flemë sonte. Kishim një shtëpi dhe papritur, e lamë atë.”- dëgjohet të thotë aktorja në trailer.

Seri pas serie, zbulohen përpjekjet e Alex për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe për të bijën, gjë që vështirësohet çdo ditë e më shumë nga prania e të ish-partnerit abuzues dhe nëna e saj që vuan nga bipolariteti.

Gjithçka ndodh tek “Maid” do t’ju mbajë mbërthyer për të kaluar tek seria e radhës. Madje, edhe nëse s’keni përfunduar ende me Squid Game!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *