• |
ide | kryesore

Në shënjestër autobusi ushtarak, 13 viktima në Damask

-Instant, Lajme, Planet



Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut i mori jetën të paktën 13 personave. Sipas mediave shtetërore, dy pajisje shpërthyese ishin hedhur në erë, ndërsa autobusi kalonte nën urën Jisr al-Rais pak pas agimit. Edhe pse Siria ka qenë e përfshire në luftë civile prej një dekade, sulme të tilla në kryeqytet janë të rralla. Menjëherë më pas, të paktën 8 persona u vranë nga ushtria në zonën veri-perëndimore të kontrolluar nga forcat opozitare.

Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, nxënës shkolle ishin mes viktimave të sulmit në qytetin e Ariha, në rajonin e Idlib. Ky i fundit është bastion i fundit i rebelëve dhe grupeve xhihadiste që po përpiqen të rrezojnë nga pushtetit presidentin Bashar al-Assad që prej 2011.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *