• |
ide | kryesore

Noka ‘provizor’ e në test 1 javor: Laçi mendon për Mezanin

-Instant, Sport



“Vukicevic është trajneri më i mirë në Superiore”, thoshin në Laç, por rezultatet nuk i dhanë të drejtë këtij këndvështrimi të drejtuesve të klubit, që tani, pas largimit të malazezit, janë dyfish më të kujdesshëm për të mos gabuar. Në lojë është rreziku për të hedhur poshtë sezonin, që transformohet në objektivin Europë me titullin shumë larg për të shpresuar: vetëm dy pikë kanë bardhezinjtë pas 5 javësh dhe e shohin 9 pikë distancë kreun.

E kështu për të mos humbur më kohë, e për të nisur të bëjnë rezultat menjëherë, duhet jo vetëm menduar mirë, por edhe të jetë një që ambjentin e njeh mirë, lojtarët po ashtu e që nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet. Kjo është edhe arsyeja që në Lac nuk po nxitojnë dhe duan ta mbyllin këtë javë me Sero Nokën, të thirrur në cështje për të drejtuar bardhezinjtë deri në ndeshjen me Kastriotin të shtunën, për të patur kështu kohën e duhur për të bërë zgjedhje.

Noka, që deri në Kupat e Europës ka qenë pjesë e kurbinasve si asistent i Duros, është brenda profilit të kërkuar nga drejtuesit e klubit, duke qenë një njohje e vjetër, mbetet vetëm për tu parë nëse Laci do të rrezikojë të lërë fatet e sezonit në dorë të një trajneri të ri, apo do të shtyhet të rikthejë në pankinë një si Gentian Mezani, që në Lac ka lënë kujtime të mira dhe është për momentin pa pankinë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *