• |
ide | kryesore

Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, 12 të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka ‘zbarkuar’ në qytetin e Lezhës për një operacion anti-drogë me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se deri më tani janë arrestuar 12 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nga blutë nuk ka ende një informacion nëse gjatë kontrolleve që janë ushtruar janë gjetur armë, municione apo lëndë narkotike. Po ashtu, nuk dihen emrat e personave të prangosur apo ngjarjet në të cilat janë përfshirë.

Ky është operacioni i parë që zhvillohet në Lezhë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur në fund të muajit shtator. Hoxha u vra në krye të një operacioni anti-drogë që po zhvillonte në Lezhë, nga 21-vjeçari Aldi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *