• |
ide | kryesore

Rama shpall “bashkëpunimin” me Elon Musk: Nxjerrim dy satelitët “Albania” me raketat e SpaceX (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama postoi një video me disa pamje në iPad, duke deklaruar se në mars do të lëshohet sateliti i parë shqiptar. Më pas, sateliti i dytë do të lëshohet në qershor.


Rama komunikon me një pjestar të stafit të kompanisë “SpaceX”, një prej kompanive të njeriut më të pasur të planetit, Elon Musk.

Biseda 


Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super.

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen.

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri.

17 Comments

    1. I marre je ti qe i merr serjozisht ato qe thote Rama.
      Rama tall K me keto portalet … .dhe ja … viktima si puna jote kercejne me presh ne B

  1. Sa kushton ky proces? Eshte bere ndonje studim tregu? Per cfare do perdoren dhe a ka alternativa me te lira? Kush e autorizon kete si proces, e clidhje ka kryeministri? Nuk ka ministra per kete pune? Grupe pune?

  2. Ca anglishte cope cope. PO mire, per kosoton marramendese qe ne fund do e paguajne taksapaguesit shqiptare dhe jo ky nga xhepi i tij, u konsultua me njeri?Mori ndonje mendim nga ekspertet? Po te ishte e leverdisshme, do leshonin satelite shumica e vendeve evropiane. Ato leverdi qe sjell sateliti, fare mire mund te merret me qera nje sherbim nga satelitet e te tjereve, te behen matjet qe duam dhe kaq, sic eshte bere gjithmone. Por ky do qe te futet nme histori, se kjo i ka mbetur tani, te thyej rekorde personale duke abuzuar me leket dhe postin qe i japim

  3. O robqir ketej rrit cmimet se eshte krize dhe i len njerezit pa buke, nga krahu tjeter nxjerr satelite ne hapesire me kosto jo te vogel. Po ske faj jo, per aq kohe sa ke patronazhiste pra njerez te blere me sufllaqe do sillesh si sulltan. Po si ka mundesi more, si nuk doli nje njeri qe ta doje vertet kete vend e kete popull?

  4. Simptomë e delirit te madhështisë. Komplet i shkëputur nga bota e halleve dhe mizerja qe na kaplon.
    E bën thjeshtë për t’u futur ne histori si njeri vizionar, si ai që transformoi Shqipërinë.
    Vaj medet, edhe Dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë.

  5. edhe une i leshova nja dy sot ne mengjes

    nuk perfunduan ne hapesire po poshte aty nga gropa septike
    qe nga ai moment, kam wifi 5G

  6. Elon mask po te mer leket per nji kanoce me flamur qe do hudhesh ne hapsire..ai ate pune ka per dite ..ca bashkpunimi thua o mashtrus

  7. Ahahahahah cfare gallate. Historia eshte do na falin dy satelite per rrjetin 5 G dhe kaq kurse merita e Rames eshte qe i hedh pordhes lloj lloj ereze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu