• |
ide | kryesore

2 tërmete lëkundin sërish ishullin e Kretës

-Instant, Lajme



Dy tërmete me madhësi 3.7 dhe 4.5 në shkallën Rihter tronditën Kretën tetë minuta njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes.

Tërmeti i parë ndodhi dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori në Kretë me një thellësi fokale prej vetëm pesë kilometrash, në orën 11:04. Një tërmet i ri prej 4.5 Rihter u regjistrua në orën 11:12, dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori, me një thellësi fokale gjithashtu pesë kilometra.

Rreziku i zonës nga Kefalonia në Rodos për fenomenet sizmike vazhdon të jetë i lartë. Ndërkohë Kreta është goditur nga 2 tërmete të forta pak ditë më parë duke lënë pas viktima dhe qindra shtëpia të shkatërruara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *