• |
ide | kryesore

Aksident në Shijak, makina merr përpara këmbësorin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Durrës. Një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor të moshës 50-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Policia njofton se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 19-vjeçari është shoqëruar në rajonin e policisë.

“Me datë 21.10.2021,rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *