• |
ide | kryesore

Aksident para QSUT-së/ Motori përplaset me makinën, plagoset i riu

-Instant, Lajme, Të fundit



Një përplasje e fortë mes një makine dhe një motori ka ndodhur sot para QSUT-së, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Në aksident është përfshirë motori me targa Bh81, i cili është përplasur me një makinë tip ‘Toyota’ me targë ab643ba. Për pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, një djalë i ri.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, thuhet se motori ka qenë me shpejtësi kur është përplasur me makinën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *