• |
ide | kryesore

Akuza për ngacmim seksual rëndojnë sërish mbi regjizorin Joss Whedon

-Instant, Paparazzi, Slider



Gal Gadot ka rrëfyer së fundmi se xhirimet e “Justice League” nuk ishin gjë tjetër veçse të tmerrshme.

Në një intervistë për izraeliten N12, aktorja pohoi se regjisori Joss Whedon e kërcënoi për karrierën e saj, duke i thënë se nëse bënte diçka, ai do ta bënte karrierën e saj të mjerueshme.

Ylli i “Wonder Woman” foli sërish për incidentin në një intervistë me revistën Elle, duke thënë se ajo u shqetësua shumë nga kjo gjë. Aktorja pati guximin të ankohej dhe drejtuesit e Warner Bros u kujdesën për situatën.

“Unë u trondita nga mënyra se si ai foli me mua,” tha Gadot për Elle. “Shqetësohesh vetëm nga fakti sepse as nuk mund ta besosh që kjo të është thënë. Dhe nëse ai ma thotë mua, atëherë pa dyshim që ai ua thotë atë shumë njerëzve të tjerë. ”

Aktorja tha se bëri atë që ndjeu se duhej të bënte, çka ishte të jepte një alarm për Whedon në xhirime. Ashtu siç pretendoi Gadot, kjo nuk është hera e parë që regjisori akuzohet për sjellje të papërshtatshme.

Ray Fisher, një yll tjetër i “Justice League” që luan Cyborg, gjithashtu akuzoi Whedon për sjellje joprofesionale në raste të shumta.

Një tjetër burim nga “Justice League” pohoi për Hollywood Reporter se Whedon kishte abuzuar verbalisht me Gadot.

Po ashtu të tjerë kanë hedhur akuza mbi Whedon, përfshirë aktoren shqiptare Eliza Dushku dhe yje si Charisma Carpenter dhe Michelle Trachtenberg.

Whedon kurrë nuk ka publikuar zyrtarisht asnjë deklaratë në lidhje me ndonjë prej pretendimeve dhe nuk i është përgjigjur kërkesave të mediave për koment.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *