• |
ide | kryesore

Ankesë pranë KQZ-së për deputeten Hoti, akuzohet se fshehu ndërrimin e emrit së të atit

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë një ankesë referuar deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti. Ankesa lidhet me ndërrimin e emrit të babait të saj. I ati i deputetes e ka ndërruar emrin nga David Hoti në Artan Hoti. Ky ndryshim nuk është reflektuar në Formularin e Vetëdeklarimit të deputetes.

Nëse një akuzë e tillë vërtetohet, deputetja rrezikon të humbasë mandatin e saj, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Kujtojmë se Hoti e mori mandatin, mbasi deputeti Mark Marku hoqi dorë nga qarku i Lezhës.



1 Comment

  1. Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

    Rast identik me ndryshimin e të dhënave bazë të gjendjes civile dhe mosdeklarimin e këtyre ndryshimeve në formularin e dekriminalizimit, është ai i deputetit Sali Berisha.

    Në rastin e këtij të fundit është kryer madje edhe falsifikim i Regjistrit të Gjendjes Civile pasi rezulton që ndryshimi është bërē pa vendim gjykate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *