• |
ide | kryesore

Babai i Aldi Ramës: Djalin tim e kanë vrarë, nuk do e fal gjakun e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth tri javë pas vetëvrasjes së Aldi Ramës, pasi qëlloi për vdekje me dy plumba oficerin e Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, babai i të ndjerit, Rufan Rama, ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës duke theksuar se djali i tij u vra. Madje, ai deklaron se do të marrë hak për atë që i ndodhi në familjen e tij, duke pretenduar se ngjarja nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç ka deklaruar zyrtarisht Policia e Lezhës.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjekoligjore. Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, çfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?”, ka deklaruar ai.

Pyetjes së bërë nëse në makinë ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në Lezhë ishte edhe një person i katërt, ai thotë se ka qarkulluar një lajm i tillë dhe se personi mund të ketë qenë me rrezikshmëri të lartë.

“Nuk jam i sigurt kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt, i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ia kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…”, thotë për “Faxnews”, Rufan Rama.

Aldi Rama humbi jetën pasi qëlloi veten me pistoletë pasditen e 28 shtatorit në Ishull Lezhë, rreth pesë orë ndjekje nga forcat RENEA dhe forca të tjera Policie që u vunë në ndjekje të tij pasi qëlloi me dy plumba oficerin e Policisë, Saimir Hoxha rreth orës 10:30 minuta të mëngjesit. I riu 21-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë dhe i arrestuar dy herë nga Policia, ndërroi jetë mëngjesin e ditës së nesërme në Spitalin e Traumës në Tiranë.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *