• |
ide | kryesore

Barcelona, Ansu Fati e rinovimi me klauzolën rekord: “Nuk jam Messi i ri”

-Instant, Sport

“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më jep klubi dhe skuadra. Që nga dita e parë që kam vënë këmbën në Camp Nou, e kam pasur të qartë se dua të qëndroj këtu për shumë vite”. Këto janë fjalët e para të Ansu Fati, talentit blaugrana, pas nënshkrimit për rinovimin e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2027, me një klauzolë lirimi rekord, me një shifër prej 1 miliard euro, që nuk e ka patur as Lionel Messi.


“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E kam jetuar shumë intensivisht këtë situatë, por që në ditën e parë që kam shkelur këtu, jam duke përmbushur një ëndërr”, deklaroi sulmuesi i ri i Barcelonës për Barça TV. “Kam një rrugë të gjatë për të bërë në këtë klub dhe në nivelin personal. Duhet gjithnjë të qendrosh me këmbët në tokë, nëse e mban parasysh këtë mund të arrini ku të doni”, këmbënguli Fati, i cili në Camp Nou ishte i shoqëruar nga menaxheri i tij Jorge Mendes dhe prindërit e numrit 10 katalanas.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu