• |
ide | kryesore

Blof apo problem? Ngo’o njoftohet i paaftësuar, dilema e vetme e Shehit për derbin

-Instant, F1, Sport



Situata është më e mirë se përpara sfidës me Teutën e megjithatë vazhdon të mos jetë ajo optimale, me katër lojtarë titullarë të formacionit të Tiranës që janë në garë me kohën për të arritur formën sportive përpara derbit të së hënës me Partizanin. Kundër kampionëve në fuqi tekniku Orges Shehi sakrifikoi i detyruar vetëm Hoxhallarin për 90 minuta, ndërsa Ismajlgeci, Seferi e Ngo’o u aktivizuan vetëm në pjesën e dytë, me anglezin vetëm në fundin e ndeshjes. E pikërisht forma fizike e Ngo’o ishte e vazhdon të jetë ajo më problematikja, duke mbajtur kështu në ankth teknikun, që shpreson që deri në ditën e ndeshjes situata të ndryshojë.

Nuk kanë qenë në formën më të mirë edhe të tjerët, por si Hoxhallari e ashtu edhe Ismajlgeci janë stërvitur rregullisht me grupin e nga dita e sotme edhe Seferi, gjë që i bën të sigurtë për përplasjen delicate me Partizanin. Në këtë pikë, me të gjithë grupin në dispozicion, Shehi ka vërtetë alternativat për të nxjerrë në fushë skuadrën më të mirë, por është në pritje të zhvillimeve në lidhje për Ngo’o, i cili në përfundim të ndeshjes me durrsakët është ankuar për vështirësi me frymëmarrjen në minutat që zbriti në fushë. I fundi që i është bashkuar bardhebluve është portieri Ilion Lika, që ka lënë pas COVID, ndërsa edhe Gjumsi e Beqiraj kanë rikuperuar pas simptomave të shfaqura.

Shehi duke qenë në këtë situatë nuk ka ndërmend të sforcojë ritmet për të mos rrezikuar dhe vazhdon me një seancë në ditë, në tentativë të bëjë një tjetër surprizë, si ajo ndaj Teutës, për të marrë kënaqësinë e parë ndaj Partizanit, që kur është ulur në pankinën e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *