• |
ide | kryesore

Bulqizë/ Me maska e të armatosur, dy persona grabisin pikën e karburantit

Arkiva

Një pikë e shitjes së karburanteve me pakicë është grabitur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta në aksin rrugor Bulqizë – Shupenzë, në pikën e karburantit të shtetasit Q.J.


Burime nga vendi i ngjarjes thanë se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda ambienteve të karburantit dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë punonjësit të turnit të dytë xhiron e bërë deri në atë orë dhe më pas janë larguar.


Menjëherë është njoftuar policia e Bulqizës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Fillimisht është marrë në pyetje punonjësi i karburantit dhe më pas blutë janë vënë në ndjekje të autorëve.

Ende nuk dihet shuma të cilën grabitësit kanë arritur të marrin, ndërsa policia po kontrollon në perimetrin përreth nën dyshimin që autorët të jenë të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu