• |
ide | kryesore

FMN nxjerr bllof qeverinë/ Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në kohën e Covid-it

-Instant, Kryesore



Gjithnjë e më shumë po dalin në dritë fakte që konfirmojnë një të fshehtë publike: qeveria shqiptare ka manipuluar numrin e vdekjeve nga pandemia, për qëllime thjeshtë propagandistike. Shifrat e jetëve të humbura janë katërfishi i atyre që raportohen realisht. Këtë të dhënë e gjejmë në një artikull të revistës Monitor e cila ka përdorur si burim shifrat dhe grafikët e Fondit Monetar ndërkombëtar

Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Sipas grafikut, në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), shkruan revista. Dhe kjo humbje jetësh që është mbajtur e fshehur bëhet edhe me e rëndë kur dihet se vendi ynë mbetet ende një shtet me moshë mesatare të ulët rreth 37 vjeç, pra jo me popullsi të plakur që riskon të preket më shumë nga efektet e Covid. 

Ky trend që e ka konfirmuar edhe nstituti ynë i statistikave, edhe Eurostati dëshmon qartë se Covid 19 ka bërë namin në këto anë. Por na autoritetet shqiptare ato janë fshehur duke u shkruar në kartelat e vdekjes si humbje jete nga arresti kardiak apo nga mushkritë ndonëse pacienti sapo kishte dalë nga spitalet Covid 1, 1 apo 3.

“Politikë me vdekjen”/ Shqipëria me numrin më të lartë në Europë për humbjet e jetës gjatë pandemisë

Ky debat u hap për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar kur kreu i opozitës Basha foli publikisht për manipulimin e numrit të të vdekurve nga pandemia. Ai denoncoi se kishte arritur të siguronte listën e morgut ku përfundonin pacientët e spitaleve Covid, por që nuk korespondonin me shifrat që jepte ministria e Shendetësisë për numrin e përgjithshëm të vdekjeve. 

Edi Rama u mjaftua atëherë me një përgënjeshtrim të thatë se askush nuk qe i interesur për ta bërë këtë gjë dhe propoganda u vu në punë për të thënë se opozita po përbalte punën e mjekëve.

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

Tani edhe institutet e statistikave dhe së fundi FMN vërtetojnë një trend që tregon se vdekjet nga ovid 19 janë katërfishi i atyre që raporohen. Dhe pavarësisht sukseseve që na tregohen në luftën ndaj pandemisë fatkeqësisht Shqipëria është e para për numrin e të vdekurve në raport me popullsinë, ndonëse ka dhe një moshë mesatare të re. 

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

    Rast identik me ndryshimin e të dhënave bazë të gjendjes civile dhe mosdeklarimin e këtyre ndryshimeve në formularin e dekriminalizimit, është ai i deputetit Sali Berisha.

    Në rastin e këtij të fundit është kryer madje edhe falsifikim i Regjistrit të Gjendjes Civile pasi rezulton që ndryshimi është bërē pa vendim gjykate.

    1. I ka ngel fiksim gruas tate Saliu,sidoqofte pyete dhe nje here se po nuk u kenaq jane kinezet,indianet dhe afrika e zeze ne rradhe

    2. Loqethari i ores17:28 ben detyren e mutit per tufen e muterve tradhetare te shqitareve, Nga menyra si shprehet dmth. me fjale impotente duket sikur ja sugjeron dikush ne mos qofte vete e vjella shqiptare!

  2. Epo jemi i vetmi vend që e kemi luftuar covidin me blinda, komitet sharlatanësh, facebook me pika të kuqe dhe shtetrrethim në orarin kur të gjithë janë në gjumë.

  3. Prisni ndershmeri nga hajdutet perversat sigurimsa injorante bythqira. I keni pare fytyrat e komitetit sikur kane dale nga perrallat me gogola. Beqja vazhdon
    Te bej leke me vdekjen. Po niko peleshka car beeeen?!

  4. Andi Bushati përplaset me Grida Dumën: O servilë të Ambasadave, e hodhët kufomën e Sali Berishës tek këmbët e Edi Ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *