• |
ide | kryesore

Ekstremistët e djathtë serbë: Do të mblidhemi në veri të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh ekstremistët e djathtë po planifikon një tubim në veri të Kosovës.

Udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vaçiç tha për REL se qëllimi i tubimit do të jetë të ofrohet mbështetje ndërkombëtare për serbët në Kosovë.

Që ta shohin serbët se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional – të tipit rusët dhe grekët – por, që ekzistojnë në të gjithë popujt e Evropës njerëz që kanë qëndrim politik se Kosova është Serbi”, tha Vaçiç.

Aleanca për Paqe dhe Liri (APF) bashkon partitë dhe lëvizjet politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Europën. Anëtarë të Aleancës, ndër të tjerë, janë edhe Partia Forza Nuova nga Italia, Fronti Kombëtar Francez, ndërsa që bashkëpunon edhe me organizatën greke të ndaluar neo-naziste, Agimi i Artë.

Gjatë konferencës së saj  “Kombet e Evropës”, të organizuar më herët në Hotel Moska në Beograd , u dëgjuan mesazhe që mohonin pavarësinë e Kosovës.

Vaçiç më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë Nashi 1389 (Tanët 1389), ndërsa në vitin 2017 themeloi lëvizjen “E djathta Serbe”, e cila përmend veç të tjerash angazhimin për të hyrë në një aleancë ushtarake me forcat e Lindjes, si dhe e hedh poshtë mëvetësinë e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *