• |
ide | kryesore

FOTO/ NBA zbret në pistë e F1 ‘luan’ basketboll: pilotët e skuderive në garën e gjuajtjeve të lira

-Instant, Sport

National Basketball Association (NBA) e Formula 1® (F1) njoftuan partneritetin e tyre të parë e të paprecedentë. Bashkëpunimi, që do të ketë lidhje me përmbajtjen dhe aktivizimet, feston që nga fillimi i sezonit përvjetorin e 75 të NBA, që nisi në 19 tetor 2021, ashtu edhe kthimin e F1 në Shtetet e Bashkuara, me rastin e Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara në Formula 1 2021, që do të mbahet të dielën më 24 tetor në Austin, Teksas. Sonte, ESPN do të presë pilotët e 10 skuadrave të F1, të cilët do të garojnë jashtë pistës, në një sfidë me gjuajtje të lira brenda parketit me temë NBA75.


Legjendat e NBA do të jenë prezent në këtë ngjarje për tu takuar me pilotët dhe për t’u dhënë atyre këshilla se si të përmirësojnë gjuajtjet e lira, ndërsa ata do të mundohen të shënojnë sa më shumë nga 10 goditjet e mundshme. Fituesi i sfidës do të marrë 20,000 dollarë që mund t’i dhurojë për bamirësi, sipas zgjedhjes së tij. Për të festuar Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara dhe sezonin e 75-vjetorit, gjithashtu do të zbulohen edhe versionet ekskluzive të makinave të personalizuara të F1 që përfaqësojnë të 30 ekipet e NBA. Imazhet e makinave do të publikohen në platformat sociale të NBA dhe F1 në të gjithë botën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *