• |
ide | kryesore

Hailey Bieber bën xhiron e rrjetit pas eventit të Global Woman

-Instant, Paparazzi, Slider



Hailey Bieber doli në tapetin e kuq për Festimin e 27 -të Vjetor të Elle Women in Hollywood në Dolby Terrace në Akademinë e Muzeut të Filmit në Los Angeles. Modelja 24-vjeçare u shfaq me një fustan të prerë në mes, ku dukej dhe barku i saj i tonifikuar. Gjithashtu ajo u shfaq me model flokësh shumë elegant dhe me make up ndryshe në premierën e ELLE. Ajo u komentua shumë në rrjet dhe ka qenë në listën e “Pamjes më të bukur”, nga pjesmarrësit e eventit.

Kujtojmë se Hailey , mbase në fund të këtij viti, do të nis planet për tu bërë nënë.
Bashkëshorti i saj, ylli i pop-it, Justin Bieber, foli për planet e prindërimit, në një vrojtim të dokumentit, teksa bisedonte me gruan e tij prej tre vitesh për të ardhmen.

Këngëtari tha se do të vazhdojë të vendosë synime dhe të argëtohet duke i bërë ato, sigurisht duke vendosur familjen në në radhë të parë dhe me shpresën se do të bëjnë një beb. Bieber pyeti gruan e tij: ‘Në fund të vitit 2021, si thua sikur të fillojmë?’ Hailey u përgjigj pozitivisht.

Gjithashtu Justin, këtë muaj, publikoi disa këngë në të gjitha platformat muzikore dhe njëra prej tyre mban titullin “Hailey”. Këto këngë janë bonus nga albumi i tij i fundit, super i suksesshëm, ‘Justice’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *