Humbja me Poloninë në shtëpi mund ta ketë penalizuar me ndonjë pozicion, por suksesi në Budapest me Hungarinë ka bërë që Kombëtarja shqiptare të bëjë progres në renditjen e FIFA-s ku është ngjitur me tre vende, duke kaluar nga vendi i 66 në atë të 63. E kundërta ndodh me Kosovën, që ka pësuar një rënie me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ku nga vendi i 109 ka zbritur në vendin e 113. Kjo zbritje ka qenë për arsye të rezultateve negative që Kosova ka pasur në ndeshjet e muajit tetor.
Në komandë të renditjes është gjithmonë Belgjika, pavarësish humbjes nga Italia në finalen për vendin e tretë të Nations League, me 1832.33. I dyti konfirmohet Brazili me 1820.36 pikë (vetëm 12 pikë nga kreu), i ndjekur nga Franca, fituese e Ligës së Kombeve me 1770.24 pikë. Italia e Roberto Mancinit ngjitet në renditje në vendin e 4 në renditjen e FIFA-s. Falë vendit të tretë në Ligën e Kombeve, të kaltrit kaluan Anglinë me 1750.52 pikë. 160 ndeshje ndërkombëtare u luajtën në total vetëm në tetor, ndikimi i të cilave mund të shihet në renditjen botërore të FIFA / Coca-Cola të publikuar më 21 tetor. Ndër pesë të parët, vetëm Bleus dhe Azzurri përmirësuan pozicionet e tyre.
Anglia humbi dy vende, tani është e pesta përpara Argjentinës së Leo Messit. Pak më poshtë, për tu sinjalizuar është edhe avancimi i Spanjës (7, +1) në dëm të Portugalisë (8°, -1), ashtu si dhe nga Gjermania (12, +2), që lë pas SHBA-në (13,-1). Gjermanët ishin ekipi i parë kombëtar që u kualifikua në Kupën e Botës 2022 në Katar. Uruguai (15, -3) është skuadra që ka humbur më shumë pozicione në 20 të parët, tre.
Sa i përket përparimeve më të rëndësishme, spikat Maroku (29, +4), Rusia (33, +4), Egjipti (44, +4), Arabia Saudite (49, +7) dhe Afrika e Jugut (66, +7). Të gjithë kanë bërë hapa të mëdhenj falë dy fitoreve këtë muaj në kualifikueset për Kupën e Botës në Katar 2022.
RENDITJA E 19 MË TË MIRËVE
1. Belgjika 1832.33
2. Brazil 1820.36
3. Franca 1779.24
4. Itali 1750.52
5. Anglia 1750.16
6. Argjentinë 1738.79
7. Spanja 1687,66
8. Portugalia 1681,73
9. Meksika 1672.92
10. Danimarkë 1668.98.