Një pikë karburanti e ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje është shembur sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Tërritorit. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja. Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare. Aktualiasht veç zonave bregdetare po shemben objekete pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare. Për kontrollin e plotë të territorit, Shqipëria të blejë edhe dronë super-inteligjentë nga Turqia.