• |
ide | kryesore

Meghan Markle kërcënohet me padi nga babai i saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Babai i Meghan Markle, Thomas Markle ka deklaruar së fundmi  se mund të padisë vajzën e tij  dhe Princ Harry.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, Thomas u shpreh se Meghan dhe Harry nuk pranojnë që ai të takojë mbesën Lilibet dhe nipin Archie. Për këtë arsye, disa avokatë në Kaliforni i kanë thënë se ai mund ta fitojë këtë të drejtë nëse ndërmerr veprime ligjore. “Unë do të doja të shihja nipin dhe mbesën time. Më kanë thënë në Kaliforni se mund të ngrija padi për të parë nipërit e mi. Por mendoj se nëse do ta bëja këtë, do të bëja të njëjtën gjë që po bëjnë Meghan dhe Harry. Unë nuk dua të përfshij nipërit e mi në këtë situatë, unë dua t’i shoh nipërit e mi me prindër të qetë dhe miqësorë. Unë nuk dua prindër armiqësorë për ta. Kështu që, do të pres”, deklaroi Markle.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *