• |
ide | kryesore

Përgjimet e policëve në Korçë/ Njëri kërkonte numrin e një vajze që i pëlqente, tjetri ankohej për Niko Peleshin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhjetëra punonjës policie kanë rënë në prangat e kolegëve të tyre orët e fundit, për shkak të abuzimeve të ndryshme në detyrë. Rastet e abuzimeve kanë qenë nga më qesharaket.

Përveç policit që kërkonte të gjente numrin e një vajze që i pëlqente, ka raste edhe më qesharake, të cilat janë zbuluar nga përgjimet.

Në njërin prej përgjimeve të kryera tek efektivët e Komisariatit të Korçës del në skenë edhe emri i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në përgjimin e datës 20 korrik 2021, Arjel Dervishi, një qytetar, flet me një tjetër person në telefon.

Bashkëbiseduesi e pyet Dervishin nëse e kishte ndihmuar Niko Peleshi të kalonte postbllokun policor në Korçë, të ngritur për të respektuar orën policore.

Në përgjigjen që ai i jep deklaron se nuk e kishte ndihmuar Niko Peleshi por e shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj.

Një tjetër situatë abuzimi me detyrën të efektivëve është zbuluar në Policinë e Tiranës, gjatë zhvillimit të një dasme në zonën e Shkozës.

Salla operative e policisë kishte marrë një telefonatë nga banorët se po zhvillohej një dasmë jashtë orës policore dhe po i shqetësonte.

Telefonata është bërë me 14.08.2021 rreth orës 00.40 . Për verifikim e saj është nisur polici Jashar Shehu te kryente një verifikim në lagjen Shkozë, por më pas kolegu i tij Arjan Balla lajmëron sallën operative se telefonata ishte e rreme.

Telefonatat denoncuese nga banorët erdhën edhe në orët më të vona në 01.15 dhe 01.20 të mëngjesit, por sërish efektivët e policisë raportojnë se ishin të rreme.

Kjo ndodhi pasi efektivi Durim Murja ishte i ftuar në dasmë dhe u kërkoi kolegëve të mos e ndërprisnin dasmën, për këtë arsye Arjan Balla dhe Jashar Shehu i raportonin denoncimet si telefonata të rreme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *