• |
ide | kryesore

Raporti i KLSH: Procesi i legalizimeve i tejzgjatur dhe me burokraci

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Procesi i legalizimeve në Shqipëri është i tejzgjatur duke mos respektuar afatet ligjore të përcaktuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ku është konstatuar se vonesa në proces ka inkurajuar ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato. Nga të dhënat rezulton se për periudhën 2006-2019, nga rreth 600 mijë vetëdeklarime vetëm për 179 mijë janë dhënë leje legalizimi, ose rreth 30% të totalit.

Po ashtu në raport thuhet se pavarësisht shkurtimit të procedurave për legalizim shumë qytetarë vijojnë të përballen me shumë burokraci. KLSH thekson se titujt e pronësisë të lëshuara nga institucionet nuk janë të shoqëruar me hartat përkatëse mbi përmasat e tokës së cilës i referohen, përcaktimin e kufijve dhe kanë krijuar mbivendosje.

Ndërsa rreth 300,000 objekte të palegalizuara ende nuk janë të pasqyruara në hartat kadastrale, gjë që ka krijuar problem në informacionin që kërkonte ALUIZNI nga Zyrat e Regjistrimit, për statusin juridik të pronave.

Në auditim janë konstatuar se vonesat në miratimin e lejeve të legalizimit kanë ardhur edhe si rezultat i problemeve me planet rregulluese vendore të bashkive. Në kontekstin e ri të reformës administrative-territoriale sipas KLSH, megjithëse mund të ketë pasur përmirësime, nuk është arritur deri aty sa të reduktohet fenomeni i ndërtimeve informale, të cilat kanë vijuar edhe pas vitit 2014, i cili ishte afati ligjor i legalizimi.

Në raport theksohet edhe fakti se ka mbetur pa zgjidhje fakti që Shumë objekte të ndërtuara gjatë akseve rrugore, brigjeve të lumenjve, që nuk plotësojnë kriteret kualifikuese për legalizim. Nga auditimi është konstatuar se në asnjë rast nuk ka punësuar numrin e plotë të punonjësve të nevojshëm, por ka punuar mesatarisht me rreth 60% të punonjësve të nevojshëm./ABC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *