• |
ide | kryesore

Rrahu gazetarin sportiv pas ndeshjes së Europa League: pranga ish-kreut të ultrasve të Spartak Moskë

-Instant, Sport

Policia arrestoi ish-kreun e tifozëve të Spartak Moskë, Valentin Korshunov, sipas një lajmi të dhënë nga kanali i Telegramit Mutko Against. Kundër tij u hartua një proçes për kundërvajtje administrative, pas së cilës Valentini u vendos në izolim. Korshunov përballet me 15 ditë arrest, por është e mundur që mbi të të shtohet edhe një dënim penal. Është gjetur alkool në gjakun e ish-kreut të klubit të tifozëve të Spartak, gjë që lidhet me sulmin e bërë kundër një gazetari, pas ndeshjes së Europa League Spartak Moskë-Leicester 3-4, për të cilën u publikua edhe një video.


Gjatë konfliktit, agresori ka përdorur një gjuhë të turpshme, duke i kërkuar të ndalonte xhirimet, e pas kësaj ai sulmoi reporterin, duke e rrahur pranë hyrjes VIP të stadiumit Otkritie Bank Arena. Gazetari i CBR Alexander Shchegolev mbeti i lënduar në një konfrontim me një person që nuk e njihte: si ai ashtu edhe agresori u dërguan në komisariat, pas së cilës u mor masa e arrestit dhe u mësua identiteti i agresorit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu