• |
ide | kryesore

Vettingu i politikanëve/ Basha: Politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat. Basha shprehet se është në interesin e të gjithëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëzit që e kanë mbajtur për 30 vite duke u pasuruar. Basha thotë se politikanët kanë fuqizuar një grup njerëzisht të caktuar duke i punësuar dhe dhënë favore. Sipas Bashës, në politikë është futur llumi i shoqërisë dhe krimi i organizuar.

“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *