• |
ide | kryesore

Video/ Magjia e Insigne për ‘duart në kokë’: Legia e Muçit shembet në Maradona, tris i West Ham

-Instant, F1, Sport, Video



Mjafton fitorja 1-0 në shtëpinë e Lokomotiv Moskës, që Galatasaray të kalojë në kryesimin e grupit E. West Ham dhe Lyon fluturojnë për në raundin e dytë, duke kaluar përkatësisht Gent dhe Sparta Pragë. Monaco fiton 2-1 ndaj Eindhoven, Frankfurt, Rangers, Real Sociedad, Braga dhe Rapid Vienna gjithashtu fitojnë. Përfundon në barazim në Sevilje mes Betisit dhe Bayer Leverkusenit, 1-1 edhe për Crvena Zvezdan në Midtjylland, 2-2 në fund edhe mes Fenerbahçes dhe Antëerpit.

GRUPI A
Tre në tre për Lyon, i cili falë fitores spektakolare me rikuperim 4-3 në Pragë ndaj Spartës, vendosi një këmbë tashmë në raundin e 1/8. Vendasit kryesuan 2-0 me dygolëshin e Haraslin në minutat e para, më pas Lyon u zgjua dhe përmbysi rezultatin me Ekambi, Aouar dhe Paqueta mes fundit të pjesës së parë dhe pjesës së dytë. Ekambi firmosi pokerin pak para shtesës, i kotë goli i Krejcit në fund. Fitorja e parë në grup për Rangers Glasgow: 2-0 ndaj Brondby me golat e Balogun dhe Roofe.

GRUPI B
Fitore thelbësore e Monakos në PSV: 2-1 me një gol vendimtar të Diop në fund, pas avantazhit të skuadrës së principatës me Boadu në të 20 dhe barazimit holandez në të 59 me Gakpon. Monaco u zhvendos në vendin e parë me shtatë pikë, dy më shumë se Real Sociedad i cili, falë Isak, mundi Sturm Graz 1-0 në minutën e 69 (i fundit me zero). PSV mbetet me katër pikë.

GRUPI C
Napoli mposht 3-0 Legia Varshavë në ndeshjen e tretë të Grupit C të Europa League e ngjitet në kuotën e 4 pikëve në klasifikim, duke arritur Leicester në vendin e dytë. Të besuarit e Luciano Spallettit dominuan në “Maradona”, duke krijuar shumë raste, por zhbllokuan vetëm në mesin e pjesës së dytë me një magji të Insigne (76′). Pastaj Osimhen (80′) e Politano (95′) shënuar golat që vunë në siguri rezultatin.

GRUPI D
Frankfurti kalon Olympiacos në vendin e parë me shtatë pikë falë fitores 3-1 në shtëpi kundër grekëve: Borre, Tourè dhe Kamada i përgjigjen El Arabit. Fenerbahçe dhe Antëerp nuk arrijnë të marrin fitoren e parë: 2-2 në Stamboll dhe turqit shkojnë në dy pikë, ndërsa për belgët është pika e parë. Samatta kaloi përpara mysafirët pas vetëm dy minutash, më pas bën gjithçka Valencia për turqit në të mirë dhe në të keq: fillimisht barazoi në minutën e 21, më pas humbi penalltinë e avantazhit në minutën e 37, në fund shënoi golin e 2-1 në minutën e 45, sërish me penallti. Në pjesën e dytë, belgët reaguan dhe rikthyen barazimin në minutën e 63 me Gerkens.

GRUPI E
Galatasaray fluturon në vendin e parë në grupin e Lazios falë fitores 1-0 si mysafir ndaj Lokomotiv Moskës: Akturkoglu mendoi pesëmbëdhjetë minuta nga fundi për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Terimit, tani në kuotën e shtatë pikëve kundrejt 4 të Lazios dhe 3 të Marsejës. Rusët mbeten në një.

GRUPI F
Frenimi i parë për Crvena Zvezda, që humbi mundësinë për fitoren e tretë radhazi dhe arrihet nga Midtjylland me rezultatin 1-1, por ruan kryesimin e grupit me shtatë pikë: djemtë e Stankoviçit kaluan në avantazh falë golit të Ivanic në minutën e 58. Nikoqirët barazuan me Dyhr në minutën e 78. Sukses në trabsfertë për Bragën, e dyta me 6 pikë: 1-0 në Ludogorets me golin e Hortës në minutën e 7.

GRUPI G
Ekuilibër dhe nga një pikë për Betis Sevilla dhe Bayer Leverkusen: penalltia e Iglesias në minutën e 75 i dha epërsinë andaluzianëve, por kaluan tetë minuta dhe Andrich shënoi golin e 1-1. Spanjollët dhe gjermanët kryesojnë, të dy me 7 pikë, ndërsa Celtic Glasgow me 3 pikë mposhti Ferencvaros (ende i fundit me zero pikë) të martën.

GRUPI H
Shkatërrues West Ham që nënshkroi fitoren e tretë në tre takime dhe sheh 1/8 fare pranë: 3-0 në shtëpi ndaj Gent me golat e Dawson, Diop dhe Bowen. Rapid Vienna arriti fitoren e parë në grup kundër Dinamo Zagrebit (2-1 rezultati), i cili falënderon Grull dhe Hofmann për golat e pjesës së parë me golin e barazimit momental të Orsiçit në mes. Austriakët dhe kroatët tani janë të barabartë në tre pikë në renditje.

Group A Europa League
Rangers 2-0 Broendby IF
Sparta Prague 3-4 Lyon
Group B Europa League
PSV Eindhoven 1-2 Monaco
Sturm Graz 0-1 Real Sociedad
Group C Europa League
Napoli 3-0 Legia Warszawa
Group D Europa League
Fenerbahce 2-2 Royal Antwerp
Eintracht Frankfurt 3-1 Olympiacos
Group E Europa League
Lazio 0-0 Marseille
Lokomotiv Moscow 0-1 Galatasaray
Group F Europa League
FC Midtjylland 1-1 FK Crvena Zvezda
Ludogorets Razgrad 0-1 SC Braga
Group G Europa League
Real Betis 1-1 Bayer Leverkusen
Group H Europa League
Rapid Wien 2-1 Dinamo Zagreb
West Ham United 3-0 Genk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *