• |
ide | kryesore

Yuri Kim: Kuvendi duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të vettingut

Arkiva, Lajme



“Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut.” – ky ishte thelbi i deklaratës së ambasadores Yuri Kim pasi takoi sot ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del Monaco.

Përmes një postimi në tëitter, ambasadorja Kim shkruan se mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Ambasadorja amerikane kërkon nga palët që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut.

Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”- shkruan ambasadorja Kim në rrjetet sociale.



1 Comment

  1. Per c’fare moj kineze! Me i zgjat vjedhjet sa ma shume?…QE TI SI SHERBETORE E HAJDUTEIT TE MARRESH PJESEN QE TE TAKON SI MBROJTESE E VATHES SE HAJNISE QE JE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *