• |
ide | kryesore

Bebe Rexha rrëfen periudhën e vështirë të jetës: Tre muaj nuk dola nga shtëpia

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur  Bebe Rexha ka folur së fundmi për jetën e saj profesionale.

Në një intervistë  për “Time To Walk” Bebe ka rrëfyer  pengesat që ka hasur gjatë profesionit të saj dhe ka zbuluar se si i ka ardhur frymëzimi për këngën “Monster”.“Unë isha në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im vinte në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: ‘Le të dalim nga shtëpia’, dhe ai më detyronte të shkoja në një shëtitje me të. Dhe më kujtohet rruga që bënim. Unë jam mirënjohëse për babin tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë. Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” – nga ky edhe lindi frymëzimi për krijimin e hitit global “The Monster”.Është kaq e pabesueshme se si një situatë e errët mund të çojë në diçka kaq të mrekullueshme dhe kaq të bukur. Asnjëherë nuk e dini se ku do të çojë diçka”, u shpreh këngëtarja. Gjithashtu ajo tregoi se muzika e ka ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë në jetën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *