• |
ide | kryesore

Berisha komenton deklaratat e Ramës për satelitët: Mashtrues i pashpirt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Mashtrues i pashpirt. Kështu e përshkroi nga “Foltorja” në Berat Sali Berisha Edi Ramën për deklaratat e tij se Shqipëria do të përfitojë nga dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” që pritet të vendosen në hapësirë vitin tjetër.

Lexo më tej: Rama shpall “bashkëpunimin” me Elon Musk: Nxjerrim dy satelitët “Albania” me raketat e SpaceX (VIDEO) 

“Kreu i meduzës don t’i hutojë shqiptarët me arnautë 1 dhe arnautë 2. Satelit 1 dhe satelit 2. Problemi i shqiptarëve qenka sateliti. I thotë fermerëve që tashmë i keni të dhënat me staelit. Një mashtrues dhe i pashpirtë. Nëse shqiptarët 8 vite me parë qëndronin në krye të vendeve të rajonit për rrogën mesatare, sot janë të fundit dhe marrin 30% rrogë më të ulët se në Kosovë. Miliarda euro janë marrë borxh. 2 javë më parë deklaruan se do dalin në treg për të marrë 700 milionë euro borxh. Mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë. Sot një km rruge e ndërtuar me paratë tuaja kushton shuëm më shumë. Një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave është baxhanaku i edi ramës. Është rritur prokurorimi sekret. Enver Hoxha e mbajti Shqipërinë sipas intereave.” – u shpreh Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *